top of page

Shërbimet

Hand Reaching Out
Matja e shtypjes së gjakut (TA)

Mjeku n'shpi ofron:

Matjen e rregullt të shtypjes së gjakut
Ndihmon në dallimin e simptomave të cilat shkaktojnë shtypjen e lartë të gjakut
Rregullimin e medikamenteve kundër shtypjes së lartë të gjakut
Analizon shkaktarët e shtypjes së lartë të gjakut

Taking blood pressue
Matja e sheqerit në gjak (glikemia)

Monitorimi i rregullt i niveleve të glukozës në gjak, veçanërisht për individët me diabet ose në rrezik të zhvillimit të diabetit, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të mirë dhe parandalimin e komplikimeve që lidhen me nivelet jonormale të sheqerit në gjak.

Lab Experiment_edited.jpg
Laboratori n’shpi
 

Shërbimi i marrjes së gjakut dhe urinës në shtëpi kryhet nga infermierët, duke iu kushtuar rëndësi të gjitha procedurave higjienike, në shtëpinë tuaj ose në vendin e punës, pa qenë nevoja që të shkoni në laborator.

Medical Record Analysis
Matja e saturimit të oksigjenit (SpO2)

Matja e niveleve të saturimit të oksigjenit në gjak, e njohur si SpO2, është një tregues jetësor për monitorimin e shëndetit të sistemit respirator dhe të qarkullimit të gjakut.

Pasi që  saturimi i oksigjenit në gjak ka rëndësi të veçantë për shëndetin tonë ne e ofrojmë edhe këtë shërbim.

Little Boy Playing Doctor
Inhalimi për fëmijë dhe për të rritur

Përdorimi i duhur i pajisjeve të inhalimit dhe ndjekja e udhëzimeve të mjekut janë kyçe për të arritur rezultatet më të mira të trajtimit. Inhalimi si terapi vepron shpejtë dhe mund të personalizohet duke i përmbushur nevojat specifike të pacientit.

Taping a shoulder wound
Pastrimi dhe fashimi i plagëve

Kujdesi i duhur i plagës, duke përfshirë pastrimin dhe fashimin, është thelbësor për parandalimin e komplikimeve, nxitjen e shërimit dhe sigurimin e rezultatit më të mirë të mundshëm.

Image by Mathurin NAPOLY / matnapo
Administrimi i infuzionit (iv)

Përmes këtij shërbimi ne ju sigurojmë:
-forcimin e sistemit imunitar,
-nivele të rritura të energjisë dhe më pak lodhje,
-rigjenerimi dhe rivitalizimi i qelizave,
-riaktivizimi i metabolizmit,
-reduktimi i gjendjeve të dhimbshme dhe inflamatore si dhe shumë benefite tjera.

Vaccine
Administrimi i injeksionit (im dhe sc)

Injeksioni intramuskular lejon që medikamentet të futen drejtpërdrejt në muskujt e trupit, duke shpejtuar shpërndarjen e tyre në qelizat dhe indet e nevojshme.
Injeksioni subkutan ka disa përparësi: administrimi i lehtë i medikamentit, shpejtësia e efektit, minimalizimi i efekteve anësore.

 

Prishtinë .

Tel: +383 48 179 777

bottom of page